Po kërkon një shërbesë në të cilen mund t’i përdorësh aftësitë si infermier/e në një mënyrë të re? Atëherë kemi punën që ju nevojitet!
Lajmërim Pune
Po kërkon një shërbesë në të cilen mund t’i përdorësh aftësitë si infermier/e në një mënyrë të re?
Atëherë kemi punën që ju nevojitet!
Punonjës Shëndetësor për Komunitetin
Kisha Drita e Botës dhe Fondacion Shëndetësor ABC, po kërkojnë një infermier/e entuziast/e, të përkushtuar të bashkohet me Kishën Drita e Botës dhe të punojë në komunitetin e Shkozës si pjesë e një Projekti Shëndetësor Komunitar.
Ky është një pozicion me bazë kryesisht në Shkozë, që siguron shërbim shëndetësor në shtëpi dhe edukim shëndetësor për komunitetin. Aplikantët duhet të jenë të interesuar të bëhen punonjës të kishës me kohë të plotë, të jenë të diplomuar nga Shkolla e Infermierisë dhe të kenë dëshirë për të mësuar praktikat për shërbimin në komunitet, nën drejtimin e një Specialisteje për Shëndetin e Komunitetit.
Ky projekt është në partneritet me Fondacionin Shëndetsor ABC. Përvoja e mëparshme në shërbimin paresor shëndetësor është ndihmëse, por nuk është e domosdoshme për shkak se trajnimi do të bëhet te Qendra Shëndetësore ABC dhe në komunitet.
Aplikantët duhet të jenë të përkushtuar për të mësuar dhe për t’i zhvilluar vazhdimisht aftësitë e tyre si infermierë. Ata duhet të jenë të krishterë dhe ta kenë në zemër për t’i shërbyer Perëndisë dhe njerëzve. Ky pozicion është pjesë përbërëse e ngritjes së kishës dhe e strategjisë së ungjillizimit te kisha Drita e Botës prandaj aplikantët duhet të kenë pasion për të ndarë besimin e tyre të krishterë.
· Pozicion me kohë të plotë (35 orë në javë)
· Pagë Konkuruese (diskutohet)
· Data e fundit për aplikuesit: 24 shkurt 2010
(Data e intervistës: 26 shkurt 2010)
I inkurajojmë pastorët dhe drejtuesit e kishave t’ua transmetojnë këtë mundësi pune çdokujt që ata mendojnë se do të jetë një kandidat i/e mirë për këtë pozicion.
Ju lutemi, sillni CV-në dhe dy letër reference (1 nga pastori dhe 1 nga puna e mëparshme)
te Qendra Shëndetësore ABC
të hënave, të mërkurave dhe të premteve 9.00-13.00 dhe të martave dhe të enjteve 9.00-17.00,
ose merrni në telefon për më shumë informacion:
Mairi McBain: 069 404 4263
