Nje vend ku te shkosh ne fillim ne Shkoze?
Sot ishte nje fillim jave dhe si gjithmone e hena eshte plot me pune, dita fillon me hapjen e e-mail ne filllim per te pare nese ka ndonje te re ose ndonje gje per te pergatitur. Disa kapituj nga Bibla per tu mbushur me fjalen e Perendise jane gjithmone te nevojshme per nje fillim dite sa me te mire. Si dite nentori qe jemi nuk mungon te ftohtit ne mengjes dhe syte shkojne nga caji ose kafja pasi eshte nje menyre e mire per tu ngrohur. Ne Shkoze eshte nje vend i mrekullueshem per te punuar dhe sidomos ne Kishen Drita e Botes. Panvaresisht largesise nga qendra e qytetit ky vend eshte shume prane njerezve, dhe sidomos ne momentet kur ata kane nevoje. Sic dihet ne kte periudhe ka shume njerez me grip dhe ftohje dhe femijet nganjehere jave viktimat e para te gripit. Duke punuar ne zyren time sot ne mengjes dy nga komshinjte rrotull kishin femijet pak semure dhe vendi ku ata u drejtuan ne fillim ishte Kisha Drita e Botes. Patjeter qe ne fillim te vjen keq kur degjon qe femijet nuk jane mire me shendet, por nje gje qe me beri te ndihem mire ishte qe komuniteti ktu ne Shkoze rreth Kishes tani ka nje vend ku mund te trokase per kte problem. Ne si Kishe kemi ngritur nje sherbese shendetesore per komunitetin me vizita neper shtepite e njerezve ne Shkoze. Eshte e mrekullueshme kur shikon qe kjo sherbese eshte perhapur kaq shume dhe disa njerez jane teper te lumtur kur shikojne infermieret ne shtepite e tyre. Madje sot ato ishin aq shume te zena sa komshinjte ktu erdhen dhe i kerkuan per disa here pasi infermieret akoma nuk kishin ardhur nga vizitat. Patjeter qe nuk mund te qendroja pa u ndalur nga puna e zakonshme dhe te shkruaj dicka per kte. Kisha Drita e Botes ne Shkoze tashme nuk eshte vetem nje vend adhurimi dhe lutje por eshte gjithashtu nje vend sherbese ne kuptimin e plote te fjales, te sherbesh ne te gjitha menyrat per te ndihmuar njerezit, per tu treguar atyre dashurine e Jezu Krishtit. Cdo dite eshte ndryshe ne Shkoze nganjehere nuk shkojne planet ashtu sic i kemi planifikuar, por perseri e dua Shkozen me te rejat qe ajo sjell, me te papriturat qe ajo ka, nese do te kishit mundesi te punonit ne Shkoze dijeni se nje dite do ta keni te veshtire per tu larguar prej saj.
Endri